AKTUALITET

A ju ka uruar zoti Berisha? Meta: Është dobësia ime, shpresoj që…

19:26 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i ri i Republikës që u zgjodh me 87 vota sot në Kuvend, Ilir Meta foli medaive menjëherë pas shpalljes së rezultatit. I pyetur nëse e kishte uruar ish-kryeministri Sali Berisha, Meta u përgjigj me një buzëqeshje: Ju e dini që është dobësia ime… po unë shpresoj shumë tek pjekuria dhe eksperienca e tij dhe uroj edhe e kryetarit të Partisë Demokratike.

Për zgjedhjen si president, Meta tha se nuk ishte i lumtur por shtoi se zhvillimet politike të detyronin të merrte vendime të tilla.

Ai gjithashtu është shprehur dhe  për mesazhin që i ka bërë Rama në Kuvend duke thënë se ishte normal dhe miqësor.

“S’është normale të shkonim në zgjedhje të parakohshme nëse nuk zgjidhej presidenti. Do bëj të pamundurën për dekurajimin e kësaj krize. Jam i nderuar që jam zgjedh president, por jo i lumtur për shkak të rrethanave”, është shprehur presidenti i ri i Shqipërisë, Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.