BOTA

Dhuna në Maqedoni/ Del bilanci, 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore  

08:39 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas një situate dramatike, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia, njoftoi TV SHENJA.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

Sipas komunikatës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.