Tech

Dhuna në Maqedoni/ Identifikohet personi që gjakosin Zaevin, ja kush është

10:53 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mediat maqedonase kanë raportuar se është identifikuar personi që gjakosin Zoran Zaevin, dje në Kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Goran Angelov nga Velesi, i cili është personi që ka sulmuar në Kuvend. “Personi që shihni në foto ka sulmuar dje në Kuvend”, – raportojnë mediat maqedonase.

 

Zhvillimet e djeshme

Situata para Kuvendit të Maqedonisë vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës, por edhe qyteteve tjera të vendit.

Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë, nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.

Dyshohet se nga përleshja në Parlamentin maqedonas ka mbetur i plagosur edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Persona të maskuar sulmuan deputetët dhe gazetarët në Maqedoni

Këta dy persona me maska dyshohet se kanë sulmuar gazetarët dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Parlament. Ata mësohet se kanë kaluar shumë afër policisë, por policia nuk ka bërë dot të mundur ndalimin e tyre.

Zaev është sulmuar dhe përgjakur pas përfundimit të seancës së shumicës parlamentare e cila zgjodhi për kryetar Talat Xahferin e BDI-së.

Trazira në Maqedoni, Zaev sulmohet brenda Kuvendit pas zgjedhjes së Xhaferit

Për herë të parë në histori, Maqedonia do të ketë një kryetar Kuvendi shqiptar. Ai është Telat Xhaferi i zgjedhur sot me votat e LSDM dhe BDI-së.

Situata është tensionuar dhe Xhaferit nuk i është lënë të bëjë betimin. Mësohet se pas lajmit kanë shpërthyer edhe protestat.

Mësohet se disa persona kanë sulmuar Zoran Zaevin, pas zgjedhjes se një shqiptari ne krye te Kuvendit Maqedonas. Mësohet se Zaev ka marrë lëndime.

Disa protestues kanë hyrë madje edhe në korridoret e Kuvendit maqedonas.

Maqedonia është në krizë të thellë politike që pas refuzimit të Presidentit për të mandatuar Zaevin si kryeministër, pasi sipas tij shkelet sovraniteti i vendit me paketën shqiptare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.