BOTA

Foto/ Zbulohet lidhja e Nikola Grueskit me personin që përgjaku Parlamentin

12:36 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski.

Ky huligan i cili bashkë me grupin e tij, disa të maskuar, janë pjesë e një organizate ekstremiste, e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM’në e Zoran Zaevit, koalicion i cili u premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe.

E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi, shkruan gazetametro.net.

Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një bluzë të zezë me shenja neo-ustashe në të.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.