BOTA

Video/ Gazetarja tregon tmerrin: Mendova se Sela kishte vdekur, ishte mbuluar me gjak dhe e tërhiqnin zvarrë

12:50 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetarja e televizionit “24 Vesti” Dushica Mërgja, ka qenë dëshmitare e okulare e sulmit të huliganëve ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela

Ajo ka parë sulmuesit që hynë në Parlamentin e Maqedonisë dhe filluan te godisnin deputetët shqiptare.

“Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, ishte mbuluar i tëri ishte gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Mërgja për “Tv 24”.

Gjithçka filloi me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë nga shumica e re parlamentare, të cilët tanimë udhëhiqen nga kryetari shqiptar, Talat Xhaferi.

Situata u tensionua kur në Kuvend u futën protestuesit që veten e emëruan para 60 ditëve si mbrojtësit e shtetit maqedonas.

Befas filloi dhuna ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare.

U sulmuan deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançev, Maksim Dimitrievski dhe deputeti i vetëm shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ilir Hasani, mjeku i cili ka pranuar Ziadin Selën ka folur për portalin TetovaSot duke thënë se Sela është në gjendje stabile, ka lëndime në kokë, por është mirë komunikon është në kontroll të plotë të një stafi të mirë të mjekëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.