BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Adhuruesja anonime e Andi Lilës, Argita me kampionin e “bodybuilding”

16:00 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Adhuruesja anonime e  Andi Lilës, Argita Berisha me kampionin e “badibilding”.





Argita Berisha me kampionin e Badibilding
Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka habitur të gjithë kur në derën hyrëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të parë koncertin recital të Inva Mulës, ka hyrë me Marin Meksin, kampionin kombëtar në kategorinë e Seniorëve, një badibilder shumë i njohur në Shqipëri. Menjëherë u dëgjuan fjalët e thëna nën zë, që si ishte e mundur që djali i shkrimtares së njohur, Mira Meksi, të qëndronte ulur fare pranë Argitës. Mos ndoshta ishte truproja e saj? Të gjitha të dhënat të çojnë këtu, ndërsa Marini tregohet në çdo çast shumë i kujdesshëm.

Pranë Argitës, por pak poltrona më tej, ishte edhe zonja e kryeministrit, Liri Berisha dhe diku më tej, edhe vetë mamaja e Marinit, zonja Meksi. Argita dukej shumë e qeshur, e veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë vishnje, me këpucë dhe aksesorë në kombinim të kësaj ngjyre, ndërsa flokët të rregulluara si zakonisht. E kanë ndjekur me mjaft interes koncertin recital të sopranos me famë botërore dhe më pas janë larguar. Në dalje të TKOB, rruga i është prerë vajzës dhe zonjës së kryeministrit nga endacakët që “gjuajnë” gjithmonë të tilla evenimente, të cilët pa bërë dallim nga rastet e tjera, i prenë rru-gën edhe atyre. Por, veç buzëqeshjes së dy zonjave, nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga syri vigjilent i Marinit, që nuk linte t’i shpëtonte asgjë.


Adhuruesja anonime e  Andi Lilës
Javës që shkoi futbollisti i Tiranës Andi Lila ka festuar ditëlindjen e tij të 23-të. Në një festë të organizuar me këtë rast ai kishte ftuar gjithë ekipin e tij, trajnerin, presidentin Refik Halili, të cilët janë përpjekur të kënaqin Lilën. Madje Tata (Blendi Nallbani) dhe Halili e kanë përshëndetur atë me disa këngë tiranase. Por surpriza e mbrëmjes për të ka qenë një buqetë e madhe me lule, që i ka ardhur pikërisht në restorantin ku organizohej festa. Kamerieri ia ka çuar lulet Lilës dhe i ka thënë që m’i dha një vajzë me një ‘Opel’ për ty. Lila ka vrapuar për të parë kush ishte vajza, por nuk ka arritur të shohë apo të zbulojë diçka. I kënaqur nga kjo surprizë por edhe me mëdyshje se kush ishte vajza anonime, Lila ka vazhduar festën me miqtë e tij.
Ky shkrim u botua më 28 Shkurt 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.