POLITIKË

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ,  PD-ja  pritet të njoftojë diçka të rëndësishme

10:11 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Partia Demokratike në të gjitha daljet e saj publike ka bërë të ditur se nuk do të marri pjesë në procesin zgjedhorë të qershorit. Madje ka sqaruar se edhe procesin zgjedhorë për kryetarë bashkie në Kavajë, të dielën e 7 Majit do ta ndalojë, duke përshkallëzuar protestat e saj. Sot është dita e fundit ku subjektet politike në garë për zgjedhjet elektorale të 18 qershorit do të dorëzojnë listën për kandidat. LSI e PS pritet të regjistrojnë listat e tyre për deputet deri në mbrëmje, teksa PD nuk e ka këtë mundësi pasi nuk është e regjistruar. Në këtë kuadër, Partia Demokratike lajmëron se sot në orën 10:30 do ketë një lajmërim të rëndësishëm për të bërë nga KQZ-ja. çfarë do jetë vallë?  Teksa më tej, Kreu i demokratëve  Lulzim Basha do të jetë në çadrën e lirisë për tu takuar me demokratë të Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.