POLITIKË

U akuzua se fshehu dënimin, reagon Kosta: Ja prova ime

08:59 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka reaguar pas akuzave se ai ka fshehur një dënim në formularin e vetdeklarimit.

Kosta ka reaguar dhe ka publikuar ne rrjetet sociale  në “Facebook” një pjesë të dokumentit ku ai e ka deklaruar gjobën në vitin 2000, për të cilën ishte akuzuar se e kishte fshehur.

Kosta thotë se e kishte harruar këtë gjobë dhe se pas konstatimit e ka deklaruar.

Postimi i Vladimir Kosta

Keqardhje për përdorimin politik të institucioneve

Jam njohur sot nga media me një kërkesë që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë KQZ për mandatin tim. Nuk dua të bëj komente mbi punën e institucioneve ligjzbatuese, por nuk mund të lejoj të më përdhoset emri dhe imazhi im.

Rasti im është i njëjtë me atë të 19 deputetëve të tjerë që bënë shtesa në formularin e dekriminalizimit, pasi kishte kaluar afati ligjor. Në rastin tim kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje.

Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni. Shtesa në formular bënë edhe mjaft deputetë tjerë dhe nuk pati asnjë kërkesë të tillë. Po për Sali Berishën etj, pse nuk kërkojnë heqje mandati?

Do ju kërkoja dhe mediave të ishin të kujdesshme kur shkruajnë se unë kam “fshehur” të dhënat në formular. Po postoj një kopje të dokumentit zyrtar që kam dorëzuar për tu treguar se Prokuroria ose nuk di ose nuk ka dashur ta lexojë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.