AKTUALITET

U gjet i pajete në kapanonin e hashashit, ja dy provat që zbardhin vrasjen e Besnik Pudjas

09:05 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbetet e pasqaruar vrasja e ndodhur në tetor të vitit të kaluar në zonën e Shëngjergjit, në Tiranë, ku Besnik Pudja u gjet i qëlluar me armë në një kapanon ku thahej kanabisi.

Gjashtë muaj pas krimit të mbetur mister, Prokuroria e Tiranës nuk ka përcaktuar ende mekanizmin e ngjarjes për shkak të paqartësisë së dëshmive, provave e rrethanave të krimit. Për këtë arsye, grupi i hetimit mësohet se ka vendosur të kryejë veprime shtesë me qëllim përcaktimin e mënyrës si ka ndodhur vrasja e 36­-vjeçarit Besnik Pudja.

Ai është vrarë në datë 07.10.2016. Atë ditë, rreth orës 15:30, Policia ka marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Kollagjesh, BesnikPudja, banor i Shkozës ­Tiranë, ishte gjetur i vrarë brenda një kasolle të improvizuar.

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se në një kasolle me përmasa 40 x 18 metra, të rrethuar me llamarina, me derë, e pikërisht në ambientin e brendshëm të kësaj kasolleje, në mesin e saj, gjendej i
shtrirë trupi i shtetasit Besnik Pudja.

Burimet nga hetimi kanë thënë se trupi ishte i shtrirë me kurriz, me fytyrë lart, i gjakosur në pjesën e syrit të anës së majtë dhe në pjesën e kokës së anës së djathtë. Në pjesën e brendshme të këmbës së anës së majtë, në afërsi të gjurit gjendej një armë zjarri, model 56, kalibri 7.62 mm, me goditës të ngrehur, me krëhër brenda saj e brenda krëhërit kishte një fishek me kapsollë të goditur. Në këtë kasolle ndihej aroma e bimës narkotike, si ajo e kanabis sativa dhe ambienti ishte i përshtatur për tharje të kësaj bime. Po kështu, gjatë këqyrjes në brendësi të kasolles janë gjetur dhe tri rrënjë me
bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.