Show-Bizz

“Dita e Europës”, Bregu e përshëndet duke zbukuruar veten me “fotoshop”

19:52 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak ditë më parë, Majlinda Bregu bëri një postim në “Facebook” ku premtonte se do ta ndiqte “Europën shqiptare” kudo që të shkonte ajo, në Gjirokastër apo kudo tjetër. Bregu po “shfajësohej” pasi u sulmua në rrjetet sociale për praninë e saj në një aktivitet të Edi Ramës, ndërkohë që kolegët e saj të opozitës, kanë hyrë në muajin e tretë brenda “çadrës së lirisë”.

Për të elaboruar argumentin e saj, ish-ministrja e Integrimit ka bërë sot një postim të gjatë. Pikërisht në Ditën e Europës.

Dhe ndërkohë që teksti duket krejt i saktë e i vërtetë, diçka ngjan që nuk shkon me fotografinë (shih më lart) e Bregut.

Veshi i saj duket si me pambuk të bardhë, floku nis e zbehet derisa zhduket fare dhe mjekra e qafa disi e denatyruar. Nuk duhet të jesh ekspert fotografie për të kuptuar që deputetja e PD-së e ka “shtrirë dorën” me programin “fotoshop” për të zbukuruar pamjen e saj.

Nuk dihet me siguri nëse Bregu ka bërë ose jo operacione plastike, siç thonë gojët e liga. Një gjë është e sigurt: ajo s’e kursen ‘liftingun virtual’.

Më poshtë një foto e Bregut PA “fotoshop”:

 Postimin e Majlinda Bregut në Ditën e Europës e lexoni duke klikuar më poshtë:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.