Tech

Monika Kryemadhi na prezanton të ëmën, ka një dedikim të ndjerë për të

12:46 - 10.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi, deputetja e LSI-së, në ditën kushtuar prindërve, ka lënë për pak çaste angazhimet politike, për t’i kushtuar një dedikim të ndjerë nënës së saj, duke na prezantuar dhe me të në të njëjtën kohë.

Në statusin e saj në rrjetin social “Facebook”, Monika, i kërkon ndjesë për të gjitha herët që e ka neglizhuar për shkak te punëve, apo për të gjitha rastet kur i është përgjigjur me vonesë në telefon. “Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin”, – ka shkruar ndër të tjera, deputetja e LSI-së, Kryemadhi.

Në fund ajo jep dhe një mesazh: Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës!

Ja statusi i plotë i Monika Kryemadhit

Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kerkoj ndjesë për të gjjtha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë. ❤️❤️
Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës! ❤️❤️❤️❤️


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.