AKTUALITET

VIDEO/ Hidhet shorti, ja 5 gjyqtarët që kanë në dorë shtyrjen e zgjedhjeve pas 18 qershorit

10:46 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kolegji zgjedhor ka hedhur shortin për 5 anëtarët që do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit dhe kanë në dorë shtyrje apo jo të tyre.

Kështu, padia e PD-së do të gjykohet nga Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni, Ridvan Hado si dhe Artur Malaj.

Gjin Gjoni është zgjedhur relator i kësaj çështje

Opozita me firmë të PAA ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjekteve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme.

Opozita e argumenton këtë me faktin se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 24:00.

Ankimimi

 Opozita ankimoi dje listat e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor duke u kërkuar të çregjistrojë listat e kandidatëve për deputetë. Siç e shihni edhe më poshtë në kërkesë padi, ajo është firmosur nga kreu i PAA, Agron Duka, partia e të cilit është e regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.

Denar Biba, kreu i KQZ-së, ka reaguar pas ankimimit të Partisë Agrare Ambjentaliste (PAA) në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Biba ka sqaruar se PAA duke qenë se paraqiti kërkesë për çregjistrim në KQZ, nuk paraqiti fare listë kandidatësh.

Ai ka argumentuar se përse një kërkese e tillë duhet rrëzuar nga ana e Kolegjit.

Ja statusi i plotë

Dëgjova për ankimin e paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt: “Kundërshtimi i vendimeve të KQZ…”.

Është fakt i njohur botërisht dhe i provuar faktikisht që PAA, ndonëse ka paraqitur kërkesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017, në vijim ka paraqitur kërkesë për tu çregjistruar dhe nuk ka paraqitur listë kandidatësh as më herët e, as në datën 29 prill 2017, që ishte edhe afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (KZ), i përllogaritur publikisht sipas formulës së përdorur më së paku që nga zgjedhjet e vitit 2009.

Automatikisht, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ).

Në vijim legjislacioni përkatës:

Neni 145
E drejta e ankimit në gjykatë
1. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi.

Neni 2 Përkufizime
20. “Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod.

PJESA IV “REGJISTRIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE”
Neni 63 Subjektet zgjedhore dhe kandidatët

  1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.