Kryesore

Fshirja e taksave të makinave, ja formulari. DPSHTRR: 5 dokumentet që duhet të dorëzoni

08:07 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

Filloi procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore. Drejtuesit e mjeteve duhet të plotësojnë një formular dhe të dorëzojnë pesë dokumente pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të nisur procedurat. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me automjetet që do të hiqen nga qarkullimi, ku janë evidentuar targa e mjetit, lloji i tij, viti që kur s’ka paguar detyrimet etj. Ndërkohë, subjektet që duan ta mbajnë mjetin e tyre aktiv, duhet të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor me dokument identifikimi dhe të kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij. Këtyre subjekteve u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.

Fshirja e detyrimeve

Përfitojnë nga fshirja pjesore e detyrimeve, pra fshihen gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave të mjeteve që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji për periudhat janar 2011 deri në dhjetor 2014, me kushtin që subjektet/personat përgjegjës të paraqiten pranë DRSHTRR-së për të kryer pagesën totale të taksave të prapambetura. Subjektet që duan të përfitojnë nga ky ligj, duhet të ushtrojnë këto të drejta brenda datës 31.12.2017 për të hequr ose për të mbajtur mjetin në qarkullim. Nëse subjektet pronarë të mjeteve të transportit nuk paraqiten pranë DPSHTRR-së deri në datën 31.12.2017, DPSHTRR do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore. Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji, u dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre në rast se konstatohen në qarkullim.

 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.