BOTA

Acarohen situata, Nikoliç ofendon Haradinajn, e quan “qen të tërbuar”

09:56 - 13.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tomislav Nikoliç, presidenti në ikje i Serbisë  ka fyer ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn duke e quajtur atë “qen të tërbuar”.
“Ramush Haradinaj është liruar nga Franca dhe tani mendon se ai kurrë nuk do të ndëshkohet nëse kryen një krim kundër një serbi”, është shprehur Tomislav Nikoliç.
Deklaratat e Nikoliç janë si reagim i tij pas deklarimeve të Haradinaj se nëse Serbia nuk heq Kosovën si pjesë të saj nga kushtetuta e Serbisë, atëherë Kosova do ta konsiderojë si pjesë të saj deri në Nish. Lidhur me deklarimet e Haradinajt më herët ka reaguar edhe zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç duke thënë se Haradinaj, Nishin mund ta shohë vetëm për brenda burgut dhe në asnjë mënyrë tjetër.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kure të ulet Nikoliqi ,ne të kqyre mire të vendoset ne ate pozite qe koqet e Ramushit ti bien ne goje sepse vetem ateher do të jete serb i vertet…?

    Përgjigju ↓