Tech

FOTOT/ Kush e “përgjoi” protestën, një qen “Fuck off” për Ramën dhe vallja me 2 gishta e PD (çfarë nuk u pa në TV)

22:59 - 13.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e opozitës u përmbyll pa incidente: fatmirësisht. Mijëra vetë përpara kryeministrisë, betim për qëndresë dhe kërkesë për qeveri teknike. Një premtim kërcënues: zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë! Përpos mesazhit politik, protesta e opozitës pati detaje “pikante”.




Një qen “të zbukuruar” me mbishkrimin “Rama-Soros, Fuck off”, policë që shpërndajnë koli me ujë për kolegët nën vapë dhe demokratë që hedhin valle me 2 gishta përreth flamurit të PD. Nuk mungoi as Ujku i Cërrikut i ngjyrosur me kokë-blu dhe as policët që të fshehur në tarraca, survejojnë dhe filmojnë protestuesit.

Të gjitha këto detaje që nuk u panë në TV, i sjell GSH.al në fotografitë e mëposhtme, kontribut i Valentina Madani, Klodiana Lala, Erjon Skëndaj dhe agjencia LSA.

Para nisjes së protestës Basha qëndroi me familjen për 45 minuta në selinë e PD. 

Policia vihet në gatishmëri tek vijnë protestuesit e parë.

Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, e shoqëruar me eskortë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin zbret nga “Audi ” dhe ngjitet me nxitim në zyrën e saj.

Policia në tarraca filmon dhe survejon.

 

Ish-kreu i PD, Sali Berisha qëndron gjithë kohën pranë Bashës.

Megjithëse kritike ndaj kreut të PD, në protestë nuk munguan Bregu dhe Topalli.

Një qen në shesh, diç ja nxit kotësisë kuptimin.

Të rinjtë e FRPD bëhen gardh për të evituar incidentet.

Kur i ke idetë e qarta.

Vapa e majit ka nevojë për lubrifikim. Kolegët e policisë shpërndajnë bidona uji.

Simpatizantët e PD me karroca fëmijësh në protestë.

Nuk mund të mungonte Ujku i Cërrikut. 

Simpatizantët hedhin valle përreth flamurit të PD.

Mjeku i njohur Halim Kosova ndihmon një protestuese në gjendje të fikëti.

Pamje të ndryshme nga protesta e PD. 

Një protestuese, me gjasë edhe ish-protestuese.

Pas protestës së PD, Basha pritet si “hero” në selinë e partisë.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.