Kryesore

“Kush bojkoton, shmang përgjegjësinë”. Ja mesazhi i fortë i zyrtarit amerikan që vjen nesër në Tiranë

12:18 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka lëshuar një apel kundër çdo lloj bojkoti një ditë para mbërritjes në Tiranë.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve.  Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin.” tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Ruzvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve.

Mesazhi i tij vjen në një moment, kur më shumë se kurrë sytë për të zgjidhur krizën politike në Tiranë janë drejtuar nga Uashingtoni.

Hoyt Brian Yee pritet të zhvillojë nesër takime me krerët e lartë të shtetit dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar zgjedhjet e parlamentare, të parashikuara për t’u zhvilluar më 18 Qershor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.