Kryesore

Shkodër/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq ish-drejtuesin e Hipotekës dhe një zyrtar, ja çfarë bënë

09:43 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, Neritan Kalamishi, një ish-jurist në këtë institucion, Marvin Ramovi, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, si edhe shtetasin Vate Lari, i akuzuar për “Fallsifikim të dokumentave” pronësorë dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme pronën me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar nga ana e shtetasit Vate Lari.

Të pandehurit janë hetuar në gjendje të lirë, ndërkohë që pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur nën sekuestro sipërfaqen objekt hetimi prej 23 mijë metra katrorë, e cila gjendet në fshatin Baks-Rrjoll, Velipojë.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke fallsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës.

Sipas të dhënave hetimore, rezulton se Zyra e Rregjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Shkoder (Hipoteka) ka rregjistruar pasurine me siperfaqe 23 000 m 2 , lloji i pasuris Are, date rregjistrimit 18.09.2013.

Eshte administruar  nga zyra  e rregjistrimit praktika  qe i perket rregjistrimit te pasurise. Nga praktika e administruar ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder,  shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer prot,  ku eshte derguar per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi, siperfaqja totale 23000 m2. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi.

Lidhur me kete procedim eshte pyetur  shtetasi Nikoll Marku me detyren e kryetarit te Komunes Velipoje dhe  shtetasi Marash Keqi , punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera ka deklaruar  se nuk kane nenshkruar ne ate shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin  per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vat Kel Marashi (Vat Gjelosh Lari) .

Per kete arsye, eshte kryer ekspertim grafik shkrimi  lidhur me nenshkrimin  e tyre tek shkresa percjellese e Komunes Velipoje dhe nga akti i ekspertimit grafik shkrimi date 14.11.2016   ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit Nikoll Marku me cilesine e kryetarit te Komunes Velipopje , dhe Marash Keqi.

Nga praktika  e administruar ne zyren e rregjistrimit ka rezultuar se pasuria e llojit Are  e ndodhur ne fshatin Baks Rrjoll Shkoder me siperfaqe 23 000 m 2  e rregjistruar ne emer te shtetasit Vate Lari , i eshte shitur  shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013.

Per kete arsye eshte pyetur shtetasi  N.S., i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ia ka blere shtetasit Vat  Lari, qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij.

Në bazë të hetimit, Prokuroria e Shkodrës ka konkluduar se ish-regjistruesi Neritan Kalamishi, ish-juristi Marvin Ramovi dhe shtetasi Vate Lari duhet të gjykohen për veprat për të cilat akuzohen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.