POLITIKË

Luan Rama: Absurde, e papërgjegjshme, vend anëtar i NATO-s, 6 muaj pa shef Shtabi të Ushtrisë!

23:46 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë intervistës së tij në emisionin “Debati në Channel One”, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bëri me dije faktin se Shqipëria ka mbi 6-7 pa Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe disa funksionarëve të lartë të shtetit.
“Në mënyrë skandaloze, Shqipëria vend anëtar i NATO-s ka mbi 6-7 muaj pa shefin e Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë. Në vjeshtë në shtator do të mabhet ën Tiranë Samiti i Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s. Cili është mesazhi i sjelljes së përgjegjshme apo jo të politikanëve tanë në raporte dhe me këtë aleancë? Edhe formalisht vetëm por në thelbin e vet është absurde, është pafalshme është papërgjegjshmëri e funksionarëve të lartë shtetërorë në qeverisjen e vendit”, – tha Luan Rama, duke shtuar se ky fakt tregon mungesën e bashkëpunimit dhe edukatës së partneritetit.
“Është papërgjegjshmëri që buron prej mungesës së edukatës së partneritetit, të bashkëpunimit dhe të luajalitetit midis institucioneve, sepse shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një emërtesë që kalon nga Kryeministri te Presidenti i Republikës. Pra janë lidhur apo janë kapur pas një emri dhe kanë 7-8 muaj që e kanë lënë ushtrinë pa komandant. Këto janë raste që dëshmojnë dhe evidentojnë papërgjegjshmëri në sjelljen e funksionarëve të lartë shtetërorë ndaj përgjegjësive kushtetuese dhe qeverisëse që kanë. Këtë e konsideroj absurde, por si kjo ka edhe një mori të tjera absurditetesh të kësaj natyre”, – u shpreh Nënkryetari i LSI-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.