AKTUALITET

DETAJE/ I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku anestezist tenton të vetëvritet. Arrestohet kirurgu

13:20 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë kur gjimazistja Blerta Pepa në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në kryeqytet.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte, siç raporton  BalkanWeb.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Blerta Pepa është një emër i njohur për të gjithë, pasi ajo ka qenë pjesëmarrëse në Gjeniun e Vogël 6. Ndërkohë që burime kanë bërë të ditur për GSH.al se mjekur kirurg, i cili ishte i huaj është arrestuar, ndërsa anestezisti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një paciente e mitur ka humbur jetën gjatë operacionit, në një spital privat.

I tronditur nga tragjedia, mjeku anestezist i këtij spitali ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është shpëtuar nga kolegët.

Sipas policisë një ditë më parë rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur 15-vjeçarja me inicialet B. P.

Mjeku anestezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B. P.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.