AKTUALITET

Tritan Shehu zbulon çfarë ka ndodhur në operacion: Nuk ishte faji i mjekut

16:22 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas ngjarjes së rëndë ku 16-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin “Continental” ka reaguar edhe Tritan Shehu. Kryetari i shoqatës së Anestezi-Reanimacionit ka shpjeguar komplikacionin e 16 vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme në një spital privat. Shehu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se mjeku anestezist ka bërë detyrën e tij dhe është e papërgjegjshme të hidhet baltë mbi mjekun, i cili po Lufton me vdekjen.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Statusi i Tritan Shehut

E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!

Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.

E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.

SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.

Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:

Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.

Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.

Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.

Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.

Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.

POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.

PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.

I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Une or ti mik kam jetuar deri tani jo pak dhe nuk kam degjuar ndonjehere te vdesesh nga anestezia kur ajo eshte dhen brenda proçedurave mjekesore, sepse o prof prepara se te jepet anestezia behen nje sere kontrollesh e ana lizash per te pare se mun te reagoje organizmi i te semurin nen efektin e anestezise! Une vete kam bere dy operacione te lehta me anestezi totale dhe e ddi se ç’fare kontrllesh behen para anestezise! Ju nuk na thate asgje per kete!

    Përgjigju ↓