AKTUALITET

Vdekja e Blerta Pepës, Policia e Tiranës nis procedim penal për 3 mjekët e spitalit privat

14:07 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tre mjekët e spitalit privat që asistuan në operacionin e 16-vjeçares, Blerta Pepës, e cila humbi jetën mbrëmjen e së hënës, do të ndiqen penalisht.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal për mjekim të pakujdesshëm për 3 doktorë.

Gjimnazistja e “A.Z.Çajupit” ndërroi jetë gjatë operacionit që po kryente në gju në spitalin “Continental”. Deri më tani është bërë e ditur se vajza humbi jetën pas injektimit të anestezisë, por nuk janë përcaktuar ende shkaqet që shkaktuan vdekjen e saj.

Çfarë ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një paciente e mitur ka humbur jetën gjatë operacionit, në një spital privat.

Sipas policisë të hënën, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur 16-vjeçarja me inicialet B. P.

Mjeku anestezist me inicialet T.Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares.

REAGIMI I SPITALIT “CONTINENTAL”

Spitali Continental ka qenë këto ditë në qendër të diskutimeve, për shkak të ngjarjes së rëndë, ku gjatë një operacioni në gju humbi jetën 16-vjeçarja, Blerta Pepa. Ditën e djeshme, spitali ka dalë në një reagim për shtyp, ku ka sqaruar: “Pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se; bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit, të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.