BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Pango dhe vesi i tij i vjetër. Berisha: Bakojanis konkurron Jozefinën

16:00 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:   Pango dhe vesi i tij i vjetër. Berisha: Bakojanis konkurron Jozefinën.





Pango dhe vesi i tij i vjetër
Ish-ministri Pango nuk e ka harruar vesin e tij të keq… përdorimin e telefonit vend e pa vend, megjithëse ishte ky i fundit që i bëri “gropën”. Edhe në seancën e shkuar ku ai mori pjesë për herë të parë pas skandalit “erotik”, Pango nuk është ndarë nga celulari i tij, por kësaj radhe komunikimi ishte me shefin e tij të madh. Burimet thonë për “Bluetooth” se Pango në këto momente të kapura në celuloid ishte duke shkruar: “Shef, votën e dhashë sipas porosisë”. Kjo të bën të mendosh se mbase Pango nuk po e përdor më telefonin e tij për “gjueti”, por në funksionin e tij normal, punë.


Berisha: Bakojanis konkurron Jozefinën
Kryeministri jonë, Sali Berisha nuk e ka lënë veten që t’i ikë nga dora mundësia për të ndjerë parfumin e kryediplomates greke, Dora Bakojanis. Kështu, sapo erdhi radha e takimit Berisha nuk ngurroi që t’i hidhte duart në qafë dhe të afrohej afër kryediplomates dhe t’i linte të kuptohej se sa me sharm dukej. “Ju jeni një mrekulli Dora, por jo sa kryetarja ime e Kuvendit”, – ka menduar me vete kreu i qeverisë. E gjendur disi e përgatitur, Bakojanis futi në lojë diplomacinë, duke lënë të kuptohet se fjalët e Berishës ishin lavdëruese, me një “big” buzëqeshje.


Bojaxhiu për drekë me fëmijët
E shihni Gjergjin? Eshtë ai i KESH. Gjergji e nisi mirë në PD. Fillimisht Berisha e emëroi zv.ministër të energjetikës; pastaj duke parë performancën e drejtë dhe të ndershme të tij, e vuri të menaxhojë një ndër sistemet më të rëndësishme atë të KESH. Po tani? Sikurse e shihni nga kjo foto, Gjergji ka pak më shumë kohë të lirë. Eshtë ulur për drekë në një nga restorantet e kryeqytetit, me dy fëmijët e vet, Aleksandrin në klasën e katërt, dhe Anën, në klasën e parë. Që Gjergji ka natyrë familjare, kjo dihet. Sepse nëse e mbani mend, në konferencën e parë për shtyp që doli në 15 katësh si drejtor i KESH, për dore mbante fëmijët e tij. Por që Gjergji të drekojë dhe darkojë me fëmijët e tij në të gjitha takimet, kjo po bëhet e qartë edhe nga këto foto.


Olldashi dhe kafja e pas seancës
Kafja pas një seance të gjatë parlamentare është lumturia më e madhe për deputetët tanë. Por, më shumë se kushdo këtë lumturi e përjeton ministri i Transporteve, Sokol Olldashi i cili megjithëse është betuar se nuk do të pijë më duhan, nuk i shpëton dot tundimit. Duke parë se kohët e fundit në PD kanë nisur rivalitetet se kush do të jetë sërish kandidat për deputet, Olldashi preferon që kafen e “qetësisë’ ta pijë me një aleat, me shpresën se do t’i mbushë mendjen për një bashkëpunim tjetër mes dy partive.

Ky shkrim u botua më 2 Maj 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.