AKTUALITET

Detajet/ Shqiptarët me 1.8 ton kanabis u hodhën nga dritarja

20:44 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga sekuestrimi i 1.8 ton kanabis natën mes së enjtes dhe së premtes në lokalitetin Teneca di Molffeta të Barit. Sipas tyre sekuestrimi është bërë në zonën Bisceglie, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako. Hetuesit thonë se vlera të treg e drogës ishte 13 milionë euro. Në pranga kanë rënë 4 persona, dy italianë dhe dy shqiptarë. Nuk jepen emrat por shqiptarët janë të moshave 27 në 40 vjeç. Ata tentuan tu shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një dritare e lartë 5 metrash. Nga kjo mbetën të lënduar dhe u vunë në pranga nuga policia. Të katërt akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.