Kryesore

Rama i premtoi socialistëve 71 mandate, Meta: Me PD do i fitojë apo vetëm?

21:59 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Marrëveshja Rama-Basha ka ndryshuar rolet brenda të majtës. Deri pak ditë më parë, ishte Rama që ironizonte Metën për flirtin me PD, kur e quante “presidenti më me PD, por jo i PD”. U deshën disa orë negociata të Ramës me Bashën, që tani kunjat t’i hedhë Ilir Meta.

Ish kreu i LSI ironizoi premtimin e Ramës sot në Korçë se PS do të fitonte e vetme 71 mandate deputetësh. “71 me PD apo vetëm?” ishte batuta e Metës për premtimin që i bëri Rama socialistëve.

Për 4 vjet, PS dhe LSI qeverisën bashkë, bazuar në marrëveshjen e 1 Prillit, por kur mendohej se do të ishte LSI që lëvizte nga koalicioni, hapin e madh e bëri vetë PS, duke u bashkuar me PD në një qeveri me kryeministër Edi Ramën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.