Kryesore

Gjinushi: Nga marrëveshja fitoi Basha dhe humbi Rama, ja si ndahen mandatët

20:02 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi i ftuar në Report Tv, ka analizuar marrëveshjen mes PS-PD. Duke shprehur rezervat për marrëveshjen Rama-Basha, ai theksoi se po të ishte president i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.

Pse Rama u bind për “bashkëqeverisje” me PD?

Ishte i detyruar të bënte marrëveshje. Marrëveshja jashtë qeverisë teknike, në maksimum i ofronte opozitës garanci për paanshmëri në zgjedhje. E nisim nga data juridike, baza ligjore, me këtë ne s’kemi hyrë as në 1997, as në 2007. Në të vetmin rast kur është kërkuar të hyhej në zgjehje pa Kod ka qenë 2007-a, kur ne kërkonim shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai u ndal atëherë dhe u bë një paketë e negociuar me z.Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet. Isha dyshues atëherë se një nga kërkesat, kur u shtynë zgjedhjet, sepse ne kërkonim sesi do kontrollohesin certiíkatat e falsiíkuara dhe na thanë të shoqëroheshin jo vetëm me pasaportë por me akte pronësie që ishin më të manipulueshme. Ne sot jemi 38 ditë para zgjedhjeve, listat dorëzohen 50 ditë para dhe i gjithë procesi mbyllet 42 ditë para. Pra, listat e 18 qershorit dolën jashtë afatit sepse regjistrimi deri me 16 është i paligjshëm, si bëhet i ligjshëm tani? Me vendim partish! KQZ merr urdhër dhe thotë po më solle një listë PS e PD regjistrojeni, unë e regjistroj. Jemi në kushtet që regjistrimet janë jashtë afateve.

Një nga njerëzit që s’është shprehur ende, është presidenti, nëse nuk e dekreton 25 qershorin…

Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme.

Kemi bërë lloj lloj zgjedhjesh dhe janë justiíkuar me marrëveshje politke edhe Dushuku e disa deformime që i kanë kushtuar Shqipërisë. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore.

Cili është mekanizmi që frenon 25 qershorin?

Ligjërisht s’është, pra kemi vetëm marrvëshje, 26 maji për listat është bërë me marrëveshje. Anëtarët e KQZ do i shohim nëse janë kamikazë apo jo. Ajo që bën që të shihet marrëvesja si e dyshimtë është se doli nga qëllimi i vet, PD tha se nuk i dilte koha kur erdhi McAllister, nuk i dlinin tre javë përtej 18 qershorit, tani kur kaluan tre javë, humbi dhe tre javë të tjera. Po të isha jurist dhe po të më kërkonin këtë gjë, do dorëzoja diplomën. Bylykbashi bërtiti se listat e 18 qershorit janë të paligjshme, tani u bënë të ligjshme prej marrëveshjes?

Kush e çon në Kolegj?

Nëse në Kolegj ka filluar efekti i Vettingut, zgjedhjet bëhen të paligjshme. Nëse janë të urdhëruar, drejtësia vepron me precedent.

Mos është kjo marrëveshje për të ngrënë të vegjlit…? Si del e majta në zgjedhje?

Me marrëveshjen “Bic Mc” fiton Luli. E majta del më e dëmtuar, me votat e saj për 4 vjet, fiton LSI. Pra, me votën time fitojnë të tjerë.

Edhe në numra?

Me kushtet e krijuara, PS nuk merr dot më shumë se 66, pra s’e kap 70-ën. PD-ja me çadrën, Rama i dha dorën, përveçse thotë se sigurova pjesëmarrjen. Kjo do të ketë efekte në elektorat.

Po LSI?

Jo për propagandën tonë, por nëse do vazhdojnë të bëjnë atë që indirekt e bënë, të mos lejojnë koalicione, kur rregullat e lojës ishin ndryshe. OSBE tha që 6 muaj para nuk preket Kodi, tani thonë 30 ditë para se s’ka koalicione dhe pragu shkon 7-8%. Nëse PS, ose e majta në tërësi, do mbajë sërish raport jo miqësor ndaj aleatëve, e majta nuk i íton zgjedhjet. Edhe sikur të marrë aleatë të tjerë, me 3-4 mandate, prapë s’i bën 71.

Po LSI? Do tentojë nga një deri në 2 për rajon. Tavani është 12-15, dyshemeja te 8-9. Ndërsa PSD do marrë mbi tre mandate.

Po PD?

50 e ca. Në 2015-ën ishin aty-aty me PS. PD do marrë 50-60 deputetë. Dua të theksoj, ishin zgjedhje të ítuara, ishte betejë e ítuar, por Rama u tregua më i hapur sesa duhet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.