Kryesore

Video/ Kapet droga me vlerë 30 milion euro në brigjet e Italisë, ishte nisur nga Shqipëria

20:44 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mediat italiane kanë publikuar lajmin se dy gomone me 3 ton kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes.

Bëhet me dije se janë katër persona të arrestuar. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit. 79 pako me një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia italiane.

Ndërkaq gomonia tjetër e ndaluar ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa. Mësohet se vlera e tyre arrinte deri në 30 milion euro.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5mz8s7_kapen-dy-gomone-me-3-ton-kanabis-shqiptar_news


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.