Kryesore

EMRAT NE 12 QARQE/ Kandidatët për deputetë të PD më 25 qershor. Ja propozimet e bazës

17:25 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Valentina MADANI

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimesh të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së “çadrës së lirisë”. Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër. Por, listës së parë do t’i bashkëgjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Burime për ‘GSH’ konfirmojnë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD. Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhen nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit. Por, në listë figurojnë edhe emrat e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë.

Procedura që u ndoq dhe do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet të gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës.

Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë, e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit. Më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

“Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, – thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe. Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike.

“Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së.

 

Zgjedhjet e 25 qershorit, disa nga propozimet e PD-së

 

Qarku Tiranë

Sali Berisha

Lulzim Basha

Florion Mima

Gerti Bogdani

Neritan Sejamini

Astrit Patozi

Halim Kosova

Jamarbër Malltezi

Ivi Kaso

Enno Bozdo

Tomor Alizoti

Belind Kellici

Tritan Shehu

Tritan Shehu

Nevila Xhindi

Grida Duma

Majlinda Bregu

Jorida Tabaku

Enkeljeda Sallaku

Reila Bozdo

Ervin Saljani

Albana Vokshi

Isa Sakja
Islam Veliu

 

Qarku Kukës

Xhevdet Hoxha

Rudina Hajdari

Azgan Haklaj

Mimoza Hajdarmataj

Astrit Margjeka

Flamur Noka

Agron Demushi

Ylber Zeneli
Albert Omuri
Bashkim Ngjeçi
Ismet Jaku
Myftar Dautari

 

Qarku Dibër

Ahmet Premçi

Dhurata Çupi

Kreshnik Collaku

Shkëlzen Çoku

Alfred Ahmetcenaj

Basir Çupa

Premtim Kryemadhi

Xhelal Mera

 

Qarku Lezhë

Paulin Marku

Edi Paloka

Aldo Bumci

Gjovalin Gjeloshi
Sokol Toma
Aleksandër Marku

Paulin Marku
Dega Kurbin
Elvis Miri
Altin Biba
Besim Amati
Albina Deda

Bardhok Filopati
Artur Lazri
Kujtim Lleshi
Gjon Ndoj

 

Qarku Durrës

Oerd Bylykbashi

Grida Duma

Eduart Halimi

Ardian Muka

Dritan Burgija

Arti Tusha

Redi Saraçi

Redi Saraçi

Dragush Vogli
Gëzim Keqi
Sabah Stafuka
Sabri Karaj
Esmeralda Ziri
Leonard Pepaj

 

Qarku Vlorë

Arben Ristani

Liliana Elmazi

Valbona Mezini

Venedik Mollanji

Sytki Haxhi

Zamira Sina
Vexhi Danaj
Genci Deromema
Hysni Sharra
Vullnet Karalliu
Everest Haxhiu

Ilir Kondi

Kreshnik Bozho

Jolio Dine

Hariz Hema

Matilda Qurku

 

Qarku Berat

Xhevahir Ngjeqari
Lefter Maliqi
Kasem Mahmutaj
Shkëlqim Hysaj
Arenc Berati

Bujar Hoxha
Justin Zyka
Irfan Dyli
Bardhyl Fesko
Arben Dyli

Shaqo Merko
Ilir Gavelli

Robert Verria
Namir Lapardhaja

Halit Daullja
Dilaver Xhelili

 

Qarku Shkodër

Jozefina Topalli

Bardh Spahia

Ramiz Çobaj

Qamil Gjyrezi

Adela Kryeziu

Ahmet Omi

Agim Plepi

Arjola Zefi

Arvit Bushati

Arjan Peraj

Xhevdet Amuli

Sytki Muca

Sokol Berisha

Gjok Uldedaj

Vlash Pjetri

Tom Asllani

Nesti Kiri

Ndoc Ashta

Pjerin Kodraçaj

Izmira Ulqinaku

 

Qarku Gjirokastër

Genc Ruli

Altin Çomo

Esheref Shehu

Theodhoraq Vangjeli

Bexhet Cobani
Shemsho Lamaj
Agron Basha
Bujar Kapllani
Xhevahir Kanani
Vehip Cela
Hatixhe Qëndro
Arben Dosti
Shahin Sheme
Edmond Komnino

 

Qarku Korçë

Ridvan Bode

Ermir Petriri

Gjergji Grabocka

Robert Papa

Genc Pollo

Ardian Maho

Edmond Spaho

Ledina Aliolli

Elenia Qirici

Fatbardh Kadilli

Leonard Olli

Sorina Koti

Andrea Mano

Andi Permeti

 

Qarku Elbasan

Luçiano Boçi

Blendi Himçi

Ardian Turku

Aurel Bylykbashi

Dashnor Sula

Ilir Dervishi
Ibrahim Hastopalli
Adhurim Kongoli
Eduart Selami

Elsa Gega
Skënder Daja
Qamil Dika
Bujar Vreto
Fatmir Alla
Shpresa Alliu
Armir Xhangolli
Albert Kreci
Sokol Elezi

 

Qarku Fier

Myslym Murrizi

Ervin Llakatura
Luan Baci
Vasil Ndreko
Ilir Hila
Pëllumb Hoxhaj
Luan Mustafaj
Xhevit Sula
Leonard Behaj

 

 

 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.