POLITIKË

Rama në parlament me bluzën e fushatës: Veshja ime do bëhet modë!

23:40 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama ka ardhur në parlament me bluzën e fushatës së PS, ku shkruhej “Për Shqipërinë që duam”.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Astrit Patozi tha se veshja e kryeministrit ishte e parështatshme dhe thyente etikën.

“Dua t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama, veshja e të cilit thyen etikën e Parlamentit”, u shpreh Patozi. Pas kësaj deklarate, Rama buzëqeshi dhe iu përgjigj që veshja e tij është modë por mbart dhe një kuptim.


“Raporti im me veshjen, në fillim përqeshet, pastaj diskutohet pastaj bëhet modë. Nëse do jesh në parlamentin e ardhshëm mos u çudit ta gjesh veten në këtë modë. Veshja ime nuk është vetëm modë, është modë e mesazh, për 1 mln njerëz që votuan këtë qeveri, që ta kuptojë që kjo qeveri është ndryshe nga ajo që i përshkoi Blushi”, tha Rama

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.