Kryesore

FOTOT/ Kuvendi mbyllet me dashuri. Çfarë s’u pa në TV: Ruçi-Paloka kokë më kokë. Rama-Meta gajasen me Doktorin

18:00 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas 4 viteve sherr, bojkot, përplasje, tension dhe thirrje për “revolucion” e “hedhje në Lanë” – politika e ka mbyllur legjislaturën në një atmosferë rozë. Të gjithë të qeshur, batuta, gaz e hare ishte peisazhi përmbyllës i Kuvendit 2013-2017.

Jo thjesht peisazh rozë, por Rama dhe Berisha kanë nisur të flasin me të njëjtën gjuhë: ata e lavdërojnë paktin PS-PD të 18 majit dhe thonë që “ka fituar Shqipëria dhe shqiptarët”.

Për ata që nuk e dinë, pakti i 18 majit: hoqi Fatmir Xhafajn dhe vuri Dritan Demirajn në ministrinë e Brendshme, hoqi Denar Bibën dhe vuri Klement Zgurin në KQZ , hoqi Igli Totzanin dhe vuri Erinda Ballancën tek Avokati i Popullit. Nëse kjo është “fitore e gjithë Shqipërisë”, ashtu qoftë. Dhe jo vetëm për një legjislaturë.

GSH.al ju sjell pamje nga seanca e fundit parlamentare ku jo vetëm Edi Paloka dhe Gramoz Ruçi u panë kokë më kokë, por deputetët e PS-së u entuziasmuan deri aty, sa duartrokitën Sali Berishën. Kjo është një magji, që vetëm profesioni i dytë më i vjetër në botë mund ta arrijë. Nëse s’besoni mund të shihni fotot.

GSH.al

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.