Kryesore

Një grek dhe një çam bëhen bashkë në listën e PD në Vlorë (Emrat)

00:37 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sipas marrëveshjes që bëri me Lulzim Bashën, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule kandidon në Vlorë, në vendin e 3 për Partinë Demokratike. Në të njëjtën listë është futur edhe Dashamir Tahiri, në vendin e 5, ish deputet i PDIU-së, me origjinë çame. Tahiri u përjashtua nga PD për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Në vitin 1995, Tahiri është raportuar nga policia në Foxhia për krime lidhur me falsifikimin e parave. Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena për të vuajtur 9 muaj burgim për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “falsifikim parash”, Tahiri deklaroi se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i kishte dhënë para false.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Artikullshkruesi, kushdo qoftë mendoj se duhet të jetë I kujdesshëm në deklarimetce tij. Si njëri dhe tjetri kanë.lindur në Shqipëri. I pari ka shfaqur hapur bveprimet e tij kunder shqipërise dhe ka përkrahur gjenovidin grek ndaj çamëve, ndërsa i dyti është shqiptar etnikisht por është i përfshirë edhe politikisht në parti shqiptare dhe nuk është kundër popullit grek, por si shqiptar kërkon të njihen të t dejtat e kpmunitetit çam në rajonin e çamërisë dhe të çamëve që i ka dhunuar fizikisht dhe moralisht kisha dhe shteti grek. I pari nuk duhej të idhte në.listën e demokratëve; ndërsa i dyti edhe.mundet të ishte në.listë por edhe mundet të mos ishte sepse nuk ka ndonjë.meritë të veçamtë për tu renditur tek figurat e mëmçura, të devotshme për atdheun. Kjo edhe për faktin se është një njeri i.përfolut, kur ka plot vlonjatë dhe vlonjate që janë shumë më.lart se të dy këta persona. Xinxifiqe Xinxifuqe

    Përgjigju ↓