EKONOMI

Pronësia mbi makinat, procedurat për ta marrë ‘online’

09:20 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Të gjithë qytetarët dhe bizneset mund të marrin certifikatën e pronësisë për mjetin e tyre, duke aplikuar online sipas këtyre procedurave. Kjo, sipas portalin e-Albania përbën një zgjidhje optimale si për qytetarët ashtu edhe bizneset. Kostoja për marrjen e certifikatës së pronësisë mbi mjetën është vetëm 2000 lekë dhe ndihmon qytetarët që shmangin radhët në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. “Portali unik qeveritar e-Albania ofron shërbimin elektronik “Aplikim për certifikatë pronësie mjeti” përmes të cilit çdo i interesuar mund të aplikojë dhe të kryejë pagesat përkatëse online. Nuk ka nevojë për ngarkim dokumentacioni, por vetëm për identifikim/regjistrim në portal. Duhet të paraqiteni vetëm njëherë në sportelet e drejtorive rajonale të transportit: për të tërhequr certifikatën”, thuhet në portal.


Dokumentacioni
Të gjithë personat që duan të marrin këtë shërbim duhet të kenë dokumentin e identifikimit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania). Për të marrë shërbimin online duhet të regjistroheni si qytetar ose si biznes në portal, më pas pronari i mjetit duhet të zgjidhë shërbimin “Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”. Në vijim duhet të klikoni butonin “Përdor”. Zgjidhni mjetin për të cilin do të aplikoni për certifikatë pronësie dhe klikoni butonin “Apliko”. Më pas kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online. Pas mbylljes së gjithë aplikimit paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për tërheqjen certifikatës së pronësisë.


Falja e detyrimeve
Ndërkohë që rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilit prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjithë detyrimeve, d.m.th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderueshme mjetet që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime për makinat që kanë detyrime për taksa dhe gjoba pas janarit 2012 do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.