EKONOMI

Procedurat e reja për deklarimin dhe rimbursimin e TVSh-së, rregullat e reja

10:17 - 28.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ornela MANJANI

 

Ndryshojnë proce durat për deklarimin dhe rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.15, datë 18.5.2017 “Për disa ndry-shime në udhëzimin nr.6, datë 30.1.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndry-shuar mësohet se kanë ndry-shuar një sërë procedurash për deklarimin e TVSH-së. Së pari, i jepet e drejta opera-torëve kryesorë të telekomu-nikacionit që të mund të zgje-dhin të aplikojnë furnizimin e kartave të parapaguara, ose kohës bisedore nëpërmjet kodeve tarifore, ose paketave të parapaguara, me anë të dis-tributorëve /furnizuesve të ndërmjetëm, duke zbritur direkt në faturë vlerën e ndë-rhyrjes në treg (komisionin), për të gjithë distributorët/furnizuesit e ndërmjetëm. Deri sot, nuk parashikohej e lejohej një veprim i tillë. Në këtë rast operatorët kryesorë llogarisin dhe paguajnë TVSH për vlerën e plotë të kartave të parapaguara, ose të kodeve tarifore/paketave tarifore të telekomunikacion-it, që ata u furnizojnë distrib-utorëve/ndërmjetësve të tyre. Operatori kryesor zbret direkt në faturë vlerën e ndë-rhyrjes në treg për të gjithë furnizuesit e mëvonshëm pa ndikuar TVSH-në e llogaritur, si më lart.

DISTRIBUTORËT

Distributorët ose furnizue-sit e ndërmjetëm nuk kanë të drejtë të zbresin vlerën e TVSH-së së faturuar nga op-eratorët kryesorë për furniz-imin e kryer, për sa ata nuk kanë të drejtë të aplikojnë TVSH për furnizimet e mëte-jshme të kryera në fazat pasardhëse. Sipas udhëzimit furnizuesit e ndërmjetëm duhet të lëshojnë faturë tati-more pa llogaritur TVSH, në të cilën çmimi i këtij furnizi-mi është i barabartë me çmim-in përfundimtar (përfshirë TVSH-në) për konsumatorin final, të faturuar prej opera-torit kryesor në momentin e furnizimit të këtyre produk-teve. Në çdo faturë të lëshuar në furnizimet e mëtejshme nga distributorët/furnizues-it e ndërmjetëm do të zbritet vlera e ndërhyrjes në treg të hallkave pasardhëse. Opera-tori kryesor që zgjedh të ap-likojë këtë mënyrë furnizimi, duhet paraprakisht të depozi-tojë në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse një dek-laratë me shkrim, sipas së cilës të shprehet zgjedhja e dëshiruar. Operatori kryesor, detyrohet ta bëjë këtë mënyrë furnizimi, për të gjithë distrib-utorët/furnizuesit e tij të ndërmjetëm dhe për një periudhë jo më pak se 12 muaj të njëpasnjëshëm. Gjithashtu, nëse operatori kryesor heq dorë nga kjo mënyrë furnizi-mi e dokumentimi, atëherë ai duhet të njoftojë paraprak-isht organin tatimor.

LLOGARITJA

Qarkullimi i distributorit dhe furnizuesit të ndërm-jetëm në përputhje me nenin 119 të ligjit të TVSH-së, llog-aritet në bazë të çmimit gjith-sej që duhet të paguajë blerë-si (konsumatori final) për shërbimet e mësipërme. Së dyti, përcaktohet edhe me Udhëzim (ndryshim i bërë më parë me një Vendim të Këshil-lit të Ministrave), e drejta e një furnizuesi(shitësi të ndërtesave) për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimet e ndërtesave, të cilat sipas ligjit të TVSH-së janë të përjashtuara. Së tre-ti, pavarësisht të drejtës për të zbritur TVSH lidhur me gazoilin e blerë, personat e tatueshëm, do të duhet që konsumin e tij, ta justi-fikojnë me volumin e punës së kryer, rrugët e realizuara nga mjeti/et, normativat e konsumit të gazoilit për rrugë ose proces të kryer, etj. Në çdo rast, këto shpenzime duhet të jenë të kryera real-isht dhe të justifikuara sipas veprimeve të realizuara për nevoja të veprimtarisë ekonomike, të provuara me dokumentacionin përkatës, por jo më shumë se normati-vat e përcaktuara në këtë udhëzim”. Së katërti, hiqet kushti që çdo faturë blerje të jetë mbi 10.000 lekë, për të përfituar rimbursimin nga diplomatët, organizatat ndërkombëtare, NATO. Së pesti, hiqet kushti që e drej-ta e personit të tatueshëm që të përdorë fatura tatimore me numër serial unik dhe të pa-përsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistri-meve, kufizohet nga numri i klientëve të tij.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.