AKTUALITET

Bashkia Tiranë: Që sot do të njihen të gjitha abonetë

18:15 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një njoftim të rëndësishëm ka dhënë bashkia e Tiranës për qytetarët sot në lidhje me transportin urban. Ajo ka njoftuar se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët urban. Në një deklarate për mediat, Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton  Punavija, ka deklaruar se do të njihen të gjitha abonetë, të pajisura  ose jo me pullë.

 

“Bashkia e Tiranës njofton qytetarët në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve se  formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transportit publik qytetas, siç janë edhe të përshkruara në pjesën e prapme të kartonit shoqërues”, ka thënë Punavija.

 

Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës ka marrë masat që nga të gjitha linjat e transportit publik të hiqen njoftimet të cilat sollën dhe çorientimin e personave që duan të pajisen me biletat e pajtimit të aboneve.

Bashkia e Tiranës garanton se po monitoron në vijimësi situatën dhe i bën thirrje gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.