Kryesore

Flet ish-drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”: Majlinda ishte vajzë me botë, kurse Luli shumë egoist

16:33 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përplasja mes Majlinda Bregut dhe Lulzim Bashës ka tërhequr vëmendjen edhe të ish-drejtorit të shkollës “Sami Frashëri”, i cili i ka patur të dy nxënës. Roland Kongoli ka reagur në rrjetet sociale duke kujtuar sesi i ka njohur ai Bashën dhe Bregun.  Në një status ku i drejtohet Edit Harxhit, e cila shprehu rezervat për listat e PD Kongoli shprehet se në kohë kur ai ishte drejtor i gjimnazit. Sipas tij, Majlinda Bregu njihej si një vajzë me botë, ndërsa Lulzim Basha si një djalë shumë egoist.

“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana. Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha. Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma. Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist. Konkluzionet nxirini vete”, ka shkruar Roland Kongoli në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.