AKTUALITET

Majlinda Bregu reagon pas statusit të ish-drejtorit të shkollës: S’mora kurrë më shumë se 9, por sot më vure notën më të mirë

18:39 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar pas lajmit se ish-drejtori i shkollës Sami Frashëri i dedikoi disa fjalë. Sipas Roland Kongolit, Majlinda Bregu, ka qenë një vajzë me botë, ndërsa Basha shumë egoist.

Nëpërmjet Facebook-ut, Majlinda rikthehet edhe njëherë në kohën e gjimnazit, teksa shkruan se edhe pse kurrë nuk mori dot më shumë se 9 në matematikë, sot ka marrë notën më të mirë nga mësuesi i saj.

Statusi i Majlinda Bregut

Prof.Landi,

Nuk mora dot kurre me shume se 9 ne matematike,se ishe aq i rrepte e s’te falje asnje note, qofte edhe per te mos me prishur mesataren.

Por noten me te mire, ma ke vene sot. Te falenderoj me mall Roland Kongoli

Statusi i Roland Kongolit

Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana. Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha. Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma. Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist. Konkluzionet nxirini vete”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.