Kryesore

Nisma Topalli-Imami: Të shkarkohet Lulzim Basha 3 javë para zgjedhjeve. Lista e kandidatëve është nul

13:16 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Arben Imami, i lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë, në konferencën për shtyp, së bashku me Jozefina Topallin ka bërë me dije se do të mbledhin forumet e PD-së për të kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie. Sipas Imamit është përgjegjës që lista e kandidatëve me të cilët do shkohet në zgjedhje, do jetë humbëse dhe është marrë ne kundërshtim me statutin e PD-së.

“Vlerësoj se gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim, probleme serioze, reagim qytetar, militantë, njerëz të medias që e kanë mbështetur këtë parti.

Ne kuptojmë që mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar Partinë Demokratike. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm. Është marrë në shkelje të ligjit, të çdo procedure normale të një partie, në shkelje të ligjit. Por edhe më shumë se kaq.. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie që të mos konsultohet dhe të merret vendimet në forumet e partisë. Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është Lulzim Basha.

I bëj thirrje të gjithëve që të ecin këtë drejtim sepse nuk ka kohë. E dimë që në 26 qershor do jetë shumë vonë. Kjo është listë humbëse”.

Jozefina Topalli ka treguar edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me Partinë Demokratike. “Pas publikimit të listave, kemi menduar që të kemi këtë komunikim me zotin Imami. Nga data 26 maj, kjo nuk është më Partia Demokratike nuk mund ta quaj më të tillë, jo se nuk jam unë pjesë e saj, por se më dhemb shpirti kur e shoh se si i ka copëtuar Partinë Demokratike. Për sa kohë në krye të PD-së, është Lulzim Basha në mënyrën e tij, Edi Rama do të qëndrojë gjatë në postin e kryeministrit. Unë preokupohem për PD-në. Kjo nuk është partia që unë njoh dhe ne te cilën unë kam punuar e marrë nga Luzim Basha për interesat e tij”.

Konferenca

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri, sot deputet i PD, Arben Imami, të dy të mbetur jashtë listës së kryedemokratit Lulzim Basha kanë njoftuar mbajtjen e një konference për mediat sot në mesditë.

Kështu, Topalli dhe Imami po japin një konferencë për shtyp për mediat .

Të dy janë pjesë e të vjetërve në PD, që Basha nuk preferoi t’i rikandidonte duke i lënë kështu jashtë garës për deputetë të 25 qershorit.

Vetëm pak më parë, Topalli përmes një deklarate për mediat shpërtheu kundër Bashës, duke e quajtur atë të rremë dhe se Republika e tij e re është njësoj si Rilindja e Ramës.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. I perkas PD nga viti 1991 dhe kurre nuk e kam braktisur per disa arsye qe nuk e shikoj te aresyshme ti them.
    Sinqerisht do isha me ate qe: Cilido deputet qe ka perfaqesuar PD ne dy mandate nuk duhet te kerkonte mandat te tret. Mund te kishte nje perjashtim per nje apo dy deputet te perndjekur. Une sinqerisht nuk mund ta kuptoj qe nje deputet i cila ka qene tre mandate te kerkoje nje mandat tjeter.

    Përgjigju ↓