AKTUALITET

Ministria e pezulloi se bëri fushatë, drejtoresha e Shëndetësisë në Lushnje: Ja si është e vërteta

15:07 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministria e Shëndetësisë marrë shkas nga emisioni investigativ “Boom” në “Ora News” vendosi pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë, Julinda Feracaku, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.

Mirëpo, në lidhje me këtë vetë drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1 e ka mohuar një gjë të tillë. Në një bisedë për GSH.al, ajo ka theksuar se nuk janë lajme të vërteta, përkundrazi të stisura.

“Nuk është e vërtetë, janë lajme të stisura. Një gjë e tillë do të vërtetohen shumë shpejt”. E pyetur se nëse ajo po vijon punën, Feracaku tha: “Përveçse jam drejtoreshë jam edhe mjeke, profesion të cilin do ta vazhdoj tërë jetën”, – ka thënë shkurtimisht drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1 në Lushnjë, Julinda Feracaku.

Në një deklaratë për shtyp, ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se pezullonte drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnjë) në fushatën zgjedhore, ka vendosur:

1- Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

2- Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnjë)

Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017.

PEZULLIMI

Dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit. Një gjë e tillë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të pezullojë drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë.

Ky pezullim është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës. Nga sa mësohet, po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.