Kryesore

DETAJET/ Vjehrri zihet me nusen, daja i saj merr çiften dhe e vret në banesë. Ja çfarë ndodhi në Borsh

14:44 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Duket se sherri me nusen i kushtoi jetën 79-vjeçarit, i cili u qëllua në gjoks dy herë me çifte nga Sokrat Xhuveli.

Nga sa mësohet pak para ngjarjes të dy ata kanë debatuar me njëri tjetrin.

Sokrat Xhuveli, i cili është edhe autori i krimit, është fqinji por edhe daja i nuses së djalit të viktimës. Autori i ka trokitur në derë te moshuarit Hetem Brahimaj. Midis tyre pati një debat verbal, por më pas 57-vjeçari shkoi dhe mori armën në shtëpi, e vetëm pas pak minuta ai rikthehet serish dhe qëllon drejt e në gjoks Brahimajn, raporton “ABCnews”.

Dyshohet viktima të jetë zënë më parë me nusen e djalit. Daja qe mesa duket është vënë në dijeni ka kërkuar nga vjehrri të ketë kujdes me mbesën. Ky debat është pasuar me vrasjen e 79-vjeçari Brahimaj.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në  orët e para të mëngjesit në Borsh të Himarës, ku një 79-vjeçar është vrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Policia e Himarës ka bërë të ditur se 57-vjeçari, Sokrat Xhuveli, banues në Borsh ka shkuar në banesën e shtetasit Hetem Brahimaj dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithçka dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:30, njoftohemi se në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje !

Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.

Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.