AKTUALITET

Edi Rama sulmon Fahri Balliun: Ai është fytyra më e sinqertë e Partisë Demokratike

21:45 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 5 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama tha se kandidatët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë mendjen të përfitojnë nga ‘tepsia’ e pushtetit dhe jo tek hallet e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama tha me ironi se fytyra më e ‘sinqertë’ në Partinë Demokratike është fytyra e Fahri Balliut.

“Ata e kanë mendjen të mbarojë emisioni ku flasin dhe të fusin duart tek tepsia. Ata i duan votat për byrek, bakllava e sheqerpare. Bëni një provë nëse nuk më besoni mua. Ulini zërin televizorit dhe shikoni fytyrat e tyre që ju rroksin kokat me lloj lloj premtimesh. Fytyra më e sinqertë e tyre është fytyra e Fahri Balliut, i cili nuk do tja dijë për askënd, por vetëm për sherbetin që kullon nga tepsia. Të tjerët janë më keq, më besoni’- tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nese Basha ka mbetur ta mbroje dhe ti beje furce Fariu,sa te jete gjalle ky komb PD,nuk do fitoj me kto lloj mostrash.Demokrate jam ,por qe te me perfaqesoje ky lloj soji i peshtire neper media mua si force politike,do te thote se sa poshte ka rene morali i lidershipit. Degjojeni sovranin jo vetem per ti mare votat kur ju duhen, fariun lere ke dera te parkoje makinat.

    Përgjigju ↓