AKTUALITET

Shpërthen Kryemadhi: Tahiri s’ka probleme me timonin, por me pronësinë. Më mirë deputet student, sesa të kërkuar për vrasje

18:59 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e LSI është treguar e ashpër me deputet dhe ish-deputet të PS. Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ku shpreheshin se nuk mund të ishin dy timon në drejtimin e Shqipërisë, ajo risolli edhe njëherë çështjen e dy vite më parë ku ish-ministrit Tahiri u përfshi në një skandal për shkak të disa deklaratave se në makinën e tij udhëtonin dhe bënin trafik droge disa trafikant.

“Dëgjova dhe Tahirin që përmendi timonin e drejtimit. Në fakt Tahiri nuk ka probleme me timonin, por me pronësinë e makinës”, tha Kryemadhi. Më tej Monika Kryemadhi i është përgjigjur edhe zërave kritik për moshat e reja në listat e LSI. “Më mirë një deputet student i ekselencës, sesa një deputet që kërkohet në Bashkimin Europian për vrasje, prostitucion”, deklaroi Kryemadhi  duke iu referuar Mark Frrokut.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Popull mostrat qe e cuan kete vend kane dale hapur duke na ofruar shum begati,ku mbas tyre fshihen vrasje,shantazhe,nuk eshte paraqitja e kesaj zonje me botoks ne pamje e me botoks ne jeten e saj dhe te shoqit qe do jete dhe president i vendit ku bota ka pare me ze e me figure se si kerkoheshin mijra euro. Harron kjo zonje sepse keshtu dheka deklaruar se nuk ma ndjen dhe se nuk shikoj televizor se Çfar thone per mua.Populli zonje duhet te ngrihet te kerkoje referendum per qenien si president i tet shoqi,ai u zgjodh nga pazaret e te degjeneruarve ku kujtesen e popullit nuk mund ta fshihni,kasetat po,duke paguar aq sa prap qetesia nuk mund tjua jape ate fytyren tuaj si komediane neper media. Haku i popullit jua shperblefte.

    Përgjigju ↓