Kryesore

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare habisin Gjermaninë, në takim me Nishanin. Zyrtari i PE: Shembull për Europën

19:04 - 02.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bujar Nishani ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare. Së bashku me Presidentin e Republikës janë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë ku dhe mbajtën një konferencë në Berlin, për të treguar shembullin e harmonisë fetare në Shqipëri.

Në një takim sot pasdite ku ishin të pranishëm deputetë nga parlamenti i Gjermanisë, Presidenti i Republikës së Shqiperisë Z. Bujar Nishani, ambasadorë të disa vendeve europiane, ambasadori i Kosovës, përfaqësues nga ambasada e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi, u paraqit nga një panel me përfaqësues të feve të Shqipërisë, modeli i harmonisë fetare.

Një funksionar i Parlamentit Europian, pasi dëgjoi të gjitha fjalimet e përfaqësuesve të religjioneve, tha me entuziazëm: “Ja, kjo është ajo për çka ka nevojë Europa. Ky është kontributi që Shqipëria duhet ta sjellë në Europë.

” Delegacioni nga Shqipëria, i cili ndodhet prej dy ditësh në Berlin ku mori pjesë edhe në mëngjesin e lutjeve me pjesëmarrjen e Kryeparlamentarit të Gjermanise, përbëhet prej Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman,  Hiresia e tij Andoni nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Dom Gjergj Meta nga Kisha Katolike, Baba Mondi Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Pastor Ylli Doçi Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Loreta Aliko Kryetare e Komitetit Shtetëror per Kultet si edhe Donika Hoxha Drejtore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.