Kryesore

Ilir Meta shpërthen në Shkodër: Karagjozë, qeveria është tallur me dinjitetin e shqiptarëve

19:52 - 06.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta ka shpërthyer nga Shkodra duke sulmuar ashpër Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Karagjoz, i ka quajtur presidenti i sapozgjedhur, poltikanët e vendit. Duke sulmuar qeverinë, Meta u shpreh se e ka vendin në arkivat e shqiptarëve, si qeveria që është tallur me dinjitetin e shqiptarëve.

“Forcë e parë sepse çdo demokrat në Shkodër midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit zgjedh Petrit Vasilin. Sepse Shqipëria ua piu lëngun “Tomit e Xherrit”. Nuk ka më kohë Shqipëria e Shkodra për të humbur me këta karagjozë. Nuk ka më kohë rinia e Shkodrës dhe e Shqipërisë për tu besuar të pabesëve. Vota në 25 qershor do të jetë për rininë dhe kundër oligarkisë.  Për ata që duan ti japin në mënyrën më të errët dhe jo transparente pasuritë kombëtae me konçesion.

Në 25 qershor ju do të votoni kundër atyre që vijnë në Shkodër dhe që e ngrejnë podiumin më lart që ti shikojnë shkodranët nga poshtë. Kjo qeveri ka mbaruar. Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve, si një qeveri e shëmtuar që tallet me dinjitetin e shqiptarëve dhe shkodranavë.  Shkodra si rrallë ndonjëherë ndihet e papërfaqsuar e tradhëtuar nga politika e vjetër, nga politika e pabesisë, nga politika që flet për republikë të re dhe listat i bën të fshehura pas mesit të natës. Shkodra do t’i japë mësimin më të mirë Tomit dhe Xherit duke votuar LSI-në”, u shpreh Ilir Meta.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mirë e ke ti.mor zotëri por fdalja jote në fushatën e partisë tregon se i trembesh rezultatit. Ti e di që me Vasilin nuk nxirret qimja nga qulli, peandaj ke përveshur mëngët. Megjithë shkrirjen e energjive të tua forca politike e jotja nuk merr më shumë se 10-12 deputetë. Nuk nëhet Shqipëria me sharje dhe denigrime ndaj njëri tjetrit, por bëhet me rivalitet politik të shprehura me programe zhvillimi
    Këtë e keni lënë.mbrapa krahhëve sepse e dini që ju dhe kryetaret e partive i kanë të sigurta vendet e punës. Besoj tju kthjelloj disi komenti të gjithëve . Sorkadhja

    Përgjigju ↓