Show-Bizz

Sheila Haxhiraj: Jam single, s’ka rëndësi profesioni, mjafton të më pëlqejë

09:07 - 07.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Pamela ALIAJ




Sheila Haxhiraj i është rikthyer tregut me këngën e re “Dashnia”. Në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, këngëtarja rrëfen sesi vendosi të vinte pikërisht në këto momente me një produksion të ri. Edhe pse pak kohë më parë e kemi të topless në klipin e saj dhe e pikturuar në trup, brunia seksi tregon se nuk është zhveshur kurrë në klipe. Sa i përket jetës private, Sheila zbulon se është single.
Rikthehet Sheila me një këngë të re, si erdhi ky bashkëpunim?
Tepër normal, isha duke punuar në studio me producentin Ervin Gonxhi dhe sapo e dëgjova këtë material, e pëlqeva dhe vendosa që kjo do të ishte kënga e radhës.
Si kanë qenë reagimet deri tani?
Reagimet në përgjithësi kanë qenë pozitive dhe kjo më bën të ndihem mirë.
Përse vendoset ta sillnit tani në prag të sezonit veror?
Ishte momenti i përshtatshëm pas një pauze të gjatë, ndërkohë sezoni veror do më gjejë me një tjetër material të ri.
Sa impenjative dhe e kushtueshme është për një artist të bëjë një klip?
Tregu i sotëm muzikor është i vështirë dhe i “egër” dhe pa diskutim që kërkon impenjim maksimal dhe goxha kosto.
Çfarë fiton Sheila apo një artist nga një klip? A janë të pasur këngëtarët?
Mendoj që fiton një audiencë më të madhe, kompletohet më shumë si artist, po natyrisht edhe shpërblimi i punës.
A janë të pasur këngëtarët?
Varet…


A rrit audiencën të qenurit seksi në një videoklip?
Në këtë realitet që jetojmë, unë mendoj që ka një lloj ndikimi audienca, ndikon edhe pamja vizuale në rritjen e fansave dhe pëlqyeshmërinë e këngës. Shijet e njerëzve janë të ndryshme.
Ndjellëse ju kemi parë edhe në rrjetet sociale, a e keni menduar modelingun?
Jo, fotografinë e kam pasion, por nuk e kam menduar ndonjëherë t’i futem fushës së modelingut.
Provokuese në foto, por e keni konfirmuar që e tillë vini edhe në këngët tuaja, a do “guxojë” Sheila të zhvishet përsëri në muzikë?
Unë nuk di të jem zhveshur në klipet që kam realizuar. Kam ardhur ndryshe mund të them, fashion, ekstravagante, ndoshta sensuale dhe mendoj që pse jo  të mos vazhdoj të jem e tillë në klipe në vazhdim. Çdo gjë varet nga muzika dhe ideja që do të realizohet.
Mendoni se gjykohet sot zhveshja në klipe?
Varet nga këndvështrimet dhe konceptet e njerëzve.
Ka artistë që shprehen se muzika është për veshët jo për sytë, si u përgjigjeni këtyre kritikave?
Edhe unë mendoj që kryesisht muzika është për veshët, por në kohën e sotme edhe vizualiteti, pamja, luan një rol të rëndësishëm, ndryshe thjesht do dëgjoheshin këngët në radio, nuk do ishte e nevojshme të shfaqeshin në televizion. Mendoj që kënga është si piktura, që kur t’i i vë një kornizë të bukur, atëherë ajo e merr 100% vlerën e vet.


Gjithnjë e rezervuar për jetën private, pse kjo zgjedhje?
Mendoj që jeta private e çdo individi mbetet private dhe nuk mendoj se është e nevojshme për t’u ndarë me të tjerë, me përjashtim të momenteve të caktuara kur çdo person e sheh vetë të arsyeshme.
A ka Sheila një mashkull në krah?
Momentalisht jo.
Sa e vështirë është për një femër të bukur, të famshme të gjejë një partner?
Nuk e di, varet nga vizioni i çdo njeriu për jetën, për atë çka dëshiron…
E keni menduar një të dashur këngëtar?
Nuk bëj ndarje profesionesh, mjafton të më pëlqejë dikush e të ndihem mirë me të.
Jemi në prag të verës, do punojë apo do pushojë Sheila këtë verë?
Pak nga të dyja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.