Kryesore

Masakruan vjehrrin e motrës, vëllezërit: Ja si është e vërteta

09:50 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ditën e djeshme arrestoi vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka pasi bëjnë për spital vjehrrin e motrës së tyre.

Ata akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit me inicialet J.S., 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në trup.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas shqetësimeve të motrës së tyre, e cila ankohej për trajtimin që i bënte babai i të shoqit. Për t’i marrë hakun motrës, të dy vëllezërit e së resë i kanë shkuar në shtëpi 62-vjeçarit, ku pasi kanë debatuar me të, e kanë rrahur derisa i kanë shkaktuar dëmtime fizike.

Ata i kanë kërkuar që të mos merret më me motrën e tyre, pasi ai e kishte shqetësuar, fyer dhe keqtrajtuar disa herë në sy të njerëzve të tjerë, duke i sjellë dëme dhe ngarkesa psikologjike.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 08.06.2017, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit J.S., 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga Neni 130/a/1 e 25 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Fierit dje.

Burime nga policia bënë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, djemtë kanë deklaruar se ishin detyruar ta rrihnin 62- vjeçarin, pasi motra e tyre ishte ngarkuar kaq shumë psikologjikisht, sa po binte në depresion për shkak se vjehrri ia nxinte jetën.

“U detyruam ta dhunonim se vjehrri po ia nxinte jetën motrës sonë. I kërkonte t’i shërbente në shtëpi sikur të kishte marrë shërbëtore të tij. Kjo na ka irrituar pasi po e shihnim motrën që po kalonte në depresion nga situata familjare. Ne i kishim thënë burrit të motrës që të merrte masa dhe të disiplinonte marrëdhëniet në familje, por ai s’ka reaguar. Duke parë këtë gjendje të krijuar, ne shkuam të flisnim vetë me vjehrrin e motrës, por ai nisi të këmbëngulte në të tijën, ndaj situata precipitoi në këtë formë”, janë shprehur në polici dy vëllezërit e arrestuar. Policia e dokumentoi ngjarjen për veprën penale “dhunë në familje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.