MILOSAO

Poezi nga Shaban Geclila

11:14 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Shaban Geclila




Shqetësimet e Edës

Mashtrimi
Mallkuar qofshin
Ata qe formuan
Nje mal me para
Nga xhepat e te tjereve
Badihava
Duke shpikur
Firma mashtrimi
-Futi pa frike
Trefish fitimi.

Shembja

Se kush germoi
Ne zemer te mallit
U krijua nje boshllek
Shtresat levizen
Dicka u shemb
Toka u dridh
U be termet
U ca dhe kalaja
Qe quhet shtet
-O burra ta zhvatim
deri ne skelet!

Vershimi    
Te lajthitur nga humbjet fatale
Kriminele,hajdute,pa moral e ide
Budallenj, qe I shkojne turmes
Nga prapa

Vershuan, si bishat n’kope
U turren nder zyra,
Dyqane e magazina
E n’depo t’armatimit
Pushke dhe mina
Mall pa zot
Ky mall shteti
Kur ligji s’e ndalon
Revanshin e krimit
E garen me Zotin,

E fiton dreqi.

Pushka

I duhej pushka
Pa tjeret trimit,
Se u kthye koha,
E anarshizmit,
Ose me mire thuaj,
Koha e ballhutes,
Kur shtetasit s’i fallen,
Kanunit as Kushtetutes.

Dikujt per vetmbrojtje,

Dikujt per terror,
Dikujt per te zbrazur,
Krejt kot ne oborr,
Me gryken perpjete,
Pa marre shenje gjekundi

A s’e din mor i shkrete,
Se mish kerkon plumbi?
Ah, mor i mallkuar,
Pse nuk ia dhe vetes
Ate plumb qorr
Qe shpoi trupin e Edes?!

Shqetësimi

Gjithkujt I therin plaget
Kur ze e prishet moti,
Por Eden e shqetesojne

Dhe krisma baroti
E shqetesojne ne zemer
E shqetesojne ne krye
I kujton me tmerr
Ato dite marrezie.

Mars 1997


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.