POLITIKË

Ruçi bën publik qëndrimin e PS: Nuk ka asnjë koalicion pas zgjedhjeve, as me PD, as me LSI

11:48 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka mohuar se mund të ketë ndonjë koalicion të mundshëm me PD-në apo LSI-në pas zgjedhjeve.

Duke folur nga Fieri, qarku ku edhe kandidaton, Ruçi u shpreh se vota duhet të jetë masive për PS-në dhe Edi Ramën për të qeverisur të vetëm.

“Marrëveshja me PD, ishte një marrëveshje në të mirë të vendit. Askush nuk dëshiron prishjen e stabilitetit që kemi arritur, askush nuk do të dëshironte të vihej në diskutim rezultati zgjedhor”, ka thënë kandidati Ruçi, i cili më tej vijon: “Por shpreh bindjen dhe ju garantoj se nuk do të ketë koalicione as me PD dhe as me LSI në qeverisjen tonë pas 25 qershorit. Të votojmë të gjithë PS për të pasur në krye të qeverisë tonë Edi Ramën, projektuesin e reformave më të mëdha të vendit, për të qeverisur të vetëm dhe siç dimë ne të ndërtojmë shtet”.

“Për herë të parë në këto zgjedhje nuk ka ankth dhe frikë”, ka thënë Gramoz Ruci. Janë zgjedhjet kur pas numërimit të votave, humbësi të pranojë humbjen dhe fituesi të menaxhojë fitoren”, – përfundoi ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.