LIFE STYLE

AKU: Siguria e frutave dhe perimeve, 6 hapa praktikë

09:45 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ekspertë të shëndetit dhe të të ushqyerit rekomandojnë
vazhdimisht shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve për një dietë të shëndetshme ditore. Por, është shumë e rëndësishme që ju të dini sesi t’i trajtoni ato si duhet, në mënyrë që të merrni prej tyre vlerat maksimale. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit rekomandon 6 hapa praktikë, duke theksuar se duhet të jeni në çdo moment të kujdesshëm si për pastrimin, ashtu edhe për përpunimin dhe përdorimin e frutave dhe perimeve.

Kontrolloni
Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypura ose të dëmtuara. Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera, si sallatat dhe pjeprat e prerë, të cilat janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se t’i blini. Mos blini artikuj të freskët të prerë që nuk janë në frigorifer.

Pastroni
Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta. Pastroni të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit. Shpëlajini nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirë ato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme. Frutat dhe perimet e ambalazhuara të cilat kanë emërtimin në etiketë “gati për të ngrënë”, “të larë” ose “larë trefish” nuk duhet të lahen. Fërkojeni fort lëkurën e frutave dhe perimeve nën ujë të rrjedhshëm ose pastrojeni me një furçë perimesh të pastër, teksa i shpëlani me ujë të rrjedhshëm. Thajini frutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër. Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.


Ndani
Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit, në qese në veçanta. Mbajini frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë, shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj. Mos përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun para dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta.

Gatuani
Gatuajini ose hidhini frutat apo perimet që kanë prekur mishin e papërpunuar, shpendët, prodhimet e detit apo lëngjet e tyre.

Ftohni
Ftohini në frigorifer të gjitha prerjet, lëkurat e frutave dhe perimeve të freskëta të gatuara, brenda dy orëve.

 Hidhni
Hidhini frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve pas prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit. Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perimeve përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara. Hidhni çdo frut apo perime që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti. Nëse keni ndonjë dyshim, hidhini!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.