Kryesore

Ilir Meta: Edi Rama e shiti bashkinë e Pogradecit, përgjigjen e merr në 25 qershor

19:45 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Pogradeci Ilir Meta i ka përsëritur akuzat për Edi Ramën. Presidenti i sapozgjedhur tha se Rama e shiti bashkinë e Pogradecit.

“Le të dëgjojë Edi Rama, nuk do të ketë forcë socialiste që të fitojë që e shiti bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm që e shiti atë të Pogradecit si atë të Lezhës, ndryshe nga LSI që qëndroi besnike gjithmonë. PS e ka lënë bashkinë e Pogradecit pa fonde pa investime duke e lënë popullsinë e Pogradecit pas dore. Duhet një forcë e re që të mos ndërtohen më kulla si ajo e Korçës që shëmton qytetin. Të mos mblidhen fonde për të blerë palma që janë tharë aty e që nuk duhen për asgjë.

Nuk e ka fajin Edmond Panariti, por Edi Rama. Përgjigjen do ta marrim në 25 qershor. Votoni LSI që t’ju hiqen taksat, të zhvillohen bizeset, të zhvillohet trasporti, agrobiznesi. 56% e njerëzve duhet të largohet nga Shqipëria, për çfarë arsye, nuk kemi luftë civile. Kemi politikanë arrogantë, të llastuar që nuk i përgjigjen popullit. Prandaj votoni në 25 qershor për LSI.  Çfarë premtimesh kemi shkelur ne? A premtoi se nuk do të jepte koncesione? E mbyti Sali Berisha me koncesione. LSI ka premtuar në këto vite që do të jepen konçesione por vetëm me aprovim të popullit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pp kërcënimet e tua akoma pa hypur ne fron si ti marrim? Me siguri kërcënimet e tua nuk janë për luftë që të emigrojnë shqiptarët por janë kërcënime me urtësi, qetësi? dashuri dhe….
    Xyz

    Përgjigju ↓