AKTUALITET

Ministrja e Arsimit e pezullon, reagon Plarent Ndreca: Çmenduri, s’ka kompetenca. Berisha flet broçkulla

20:40 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministria e Arsimit ka bërë të ditur ditën e sotme se ka pezulluar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën. Gjithashtu ditën e djeshme ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Pas publikimit të këtij lajmi, në një reagim për GSH.al, Plarent Ndreca ka bërë me dije se MAS nuk ka asnjë kompetencë që të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm të këtij intitucioni. Më tej Ndreca bën me dije se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal dhe se e gjitha kjo histori është një trillim.

“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj”, u shpreh Ndreca. Më tej sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka një përgjigje edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha ku thoshte se ka qenë pikërisht Ndreca që ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë. “As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë”, tha Plarent Ndreca për GSH.al.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.