SPORT

Letra falënderuese, De Biazi anashkaloi Alban Bushin, Erjon Bogdanin dhe Altin Lalën

10:41 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në letrën e tij të falënderimit, trajneri Xhani De Biazi kishte renditur arsye që e bënin atë të kishte një tjetër qëndrim nga ai i 24 orëve të mëparshme ku u shfaq në FSHF duke akuzuar dhe shfryrë. Përpos fjalëve të mira për kreun e FSHF-së, lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij, ra në sy mungesa e falënderimit në emër të veçantë për të paktën katër bashkëpunëtorë që e kanë shoqëruar atë në këtë rrugëtim.

Alban Bushi, ish-menaxheri i Kombëtares që aktualisht është në krye të U-21 dhe ish-futbollisti i De Biazit për pak kohë dhe më pas ish-ndihmësi i tij Erjon Bogdani gjithashtu nuk u përmendën personalisht në letrën e falënderimeve të trajnerit.

Ish-tekniku i kuqezinjve përmendi disa herë ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, madje edhe për punonjësit e FSHF-së, por harroi të lakonte emrin e Denis Bastarit, i cili ka bërë jo pak vite përkthimin e tij dhe i ka qëndruar pranë Kombëtares dhe trajnerit italian. Altin Lala, një tjetër ish-ndihmës i De Biazit, nuk u lakua në letrën falënderuese të teknikut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.